Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“31 shtete, një mision”, KFOR-i bashkon paqeruajtësit në marshimin tradicional të ushtrisë daneze

Gazeta10
07 November 2026 - 10:17

Paqeruajtësit e misionit të KFOR-it morën pjesë në marshimin tradicional “DANCON March”, i cili u mbajt në Kampin Novo Selo

Për këtë marshim, i bazuar në një traditë shumëvjeçare të ushtrisë daneze, KFOR tha se synon “qëndrueshmëri dhe frymë ekipore në veprim”.

“Paqeruajtësit nga misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, morën pjesë në marshimin tradicional “DANCON March” në Kampin Novo Selo. Kjo traditë e kahershme e Ushtrisë Daneze ndërthur një sfidë të vështirë të qëndrueshmërisë fizike me mundësinë për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet kontingjenteve shumëkombëshe”

KFOR tha se ndër vite, kjo ngjarje është shndërruar në një simbol të vërtetë të frymës së KFOR-it: “31 shtete kontribuuese, të bashkuara në një mision dhe me një qëllim të përbashkët, duke qëndruar krah për krah si një ekip i përbashkët”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.