Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“ Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë

Gazeta10
07 November 2026 - 11:36

Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka vendosur përpara godinës së Kryeministrisë “sofrën e gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”.

Por jo vetëm kaq, pasi në “Facebook” Rama ka publikuar edhe disa imazhe ku kalimtarët janë ndaluar para “sofrës së gurtë” për të bërë fotografi.

“MIRËMËNGJES 😍 dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur 😊”, ka shkruar kryeministri krahas fotove të postuara në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë herë pas here ka shprehur gatishmërinë që të dëgjojë shqetësimet e protestuesve, por deri më tani nuk e kanë pranuar ftesën e tij, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij.

Ndërkohë në orën 14:00 pritet që të nisë protesta kombëtare para Ministrisë së Arsimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.