
Ka vdekur ish futbollisti shqiptar nga Mitrovica Xhevat Prekazi, i cili la gjurmë në futbollin jugosllav dhe atë turk.
Ish futbollisti Prekazi, i lindur më 18 gusht 1957, gjatë karrierës së tij luajti për klube të njohura, përfshirë Partizanin e Beogradit, Hajduk Splitin dhe Galatasarayn.
Ai konsiderohej një prej futbollistëve të spikatur të kohës së tij, ndërsa karrierën e karakterizuan sukseset dhe paraqitjet e tij në futbollin ndërkombëtar.