
Policia e Tiranës ka vendosur masa administrative për 21 persona që morën pjesë në tubimin e zhvilluar të dielën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas policisë, ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve për lirimin e saj.
“Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.