
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe policimit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.
Sipas postimit, gjatë takimit është theksuar rëndësia e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për avancimin e prioriteteve të përbashkëta të sigurisë.
Në fokus të diskutimit ishte vazhdimi dhe forcimi i partneritetit ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë./Gazeta10