Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prattipati takon Maqedoncin, SHBA zotohet për vazhdimin e mbështetjes për FSK-në

Gazeta10
09 November 2026 - 17:43

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për një takim mes të Ngarkuarës me Punë, Anu Prattipati, dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Përmes një postimi, Ambasada amerikane ka bërë të ditur se në qendër të takimit ishte partneriteti i fortë në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve.

Ambasada ka theksuar se pret vazhdimin e bashkëpunimit në këtë fushë, si dhe mbështetjen për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Partneriteti ynë i fortë në fushën e mbrojtjes ishte në qendër të takimit të sotëm mes të Ngarkuarës me Punë, Anu Prattipati, dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Tutje, Ambasada ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të FSK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.