Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagon Specialja: Kemi ndërgjegjësuar “njerëzit që ndikohen nga proceset gjyqësore” në Kosovë

Gazeta10
09 November 2026 - 17:13

Gjykata Speciale ka numëruar aktivitetet e mbajtura përgjatë viteve për “komunikim dhe ndërgjegjësim” me “njerëzit që ndikohen nga proceset gjyqësore”.

Specialja tha se ka ofruar “informacion transparent, asnjënës dhe të qasshëm”.

“Duke qenë se gjykimet kryhen në Hagë, që në fillim u vlerësua se Gjykata duhet të komunikojë me njerëzit që ndikohen nga proceset gjyqësore, duke u ofruar atyre informacion transparent, asnjanës dhe të qasshëm”, thuhet në një postim të Speciales në X.

“Programi për komunikim dhe ndërgjegjësim i DHSK-së ka për qëllim të ofrojë informacion bazë mbi mandatin dhe veprimtaritë e gjykatës, t’u japin njerëzve në Kosovë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe, mbi të gjitha, t’u përgjigjen pyetjeve të tyre. Janë organizuar aktivitete me studentë, juristë, shoqërinë civile, qytetarë të komuniteteve vendore, dhe me shumë të tjerë”, thuhet tutje aty.

Specialja tha se që nga shtatori 2021, kur filloi gjykimi i parë, “zëdhënësit e DHSK-së kanë mbajtur 240 informime javore për shtyp nëpërmjet internetit duke i përditësuar gazetarët dhe duke u dhënë atyre mundësinë që të bëjnë pyetje”.

Megjithatë, ndaj Speciales, ka pasur vazhdimisht kritika për mungesë transparence e qasje jo të drejtë në trajtimin e rasteve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.