Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Seanca për “Ibër Lepencin”, tre të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

Gazeta10
11 November 2026 - 14:11

Seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në këtë rast, të akuzuar janë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, të cilët po përballen me akuza të ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Të tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi ta.

Rasti lidhet me shpërthimin në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, ku ishte dëmtuar rëndë një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, infrastrukturë me rëndësi të veçantë për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për funksionimin e sektorit energjetik në Kosovë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, vëllezërit Viqentijeviq dyshohen se, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi të konsiderueshme eksplozivi në brendësi të kanalit, me qëllim të dëmtimit të infrastrukturës jetike dhe rrezikimit të sigurisë së vendit.

Nga shpërthimi ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ishte rrezikuar furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë elektrike.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.