
Çmimi mesatar i naftës në Kosovë ka shënuar rënie nga 1.83 euro në 1.79 euro për litër gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit të mërkurën.
Sipas njoftimit të MINTI-t, nga inspektimet e realizuara gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur se tendenca e rënies së çmimeve të derivateve në tregjet globale ka filluar të reflektohet edhe në Kosovë.
Ndërkohë, çmimi mesatar i benzinës ka arritur në 1.43 euro për litër.