
Lejla Hoxhaj, e cila u bë pjesë e njërit prej Prime-ve të “Big Brother VIP Kosova” për t’u përballur me Fatjonën lidhur me bullizimin që kishte thënë se kishte përjetuar vite më parë, ka folur për këtë përvojë në emisionin “n’Drit” në Kanal 10.
Ajo ka deklaruar se të gjithë njerëzit gabojnë, veçanërisht kur janë të rinj, duke theksuar se Fatjonës ia dëshiron të gjitha të mirat.
Lejla ka vlerësuar edhe faktin që Fatjona i kishte kërkuar falje gjatë Prime-it, duke e cilësuar këtë veprim si shenjë force dhe pjekurie.
“Besoj se të gjithë gabojmë, jemi njerëz, sidomos kur kemi qenë të reja. Unë Fatjonës ia dëshiroj të gjitha të mirat dhe ajo e ka treguar forcën në atë Prime kur më ka kërkuar falje”, u shpreh Hoxhaj.
Madje, Lejla ka shprehur edhe dëshirën që Fatjona të arrijë deri te fitorja në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”./Gazeta10