
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar në Komisionin për Legjislacion se grupi parlamentar i LVV-së do ta mbështesë rrëzimin e vetos së Presidentes për Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Gjatë diskutimit për ligjin e kthyer në Kuvend për rishqyrtim nga Presidentja, Abrashi tha se qëndrimi i vazhdueshëm i LVV-së ndaj Gjykatës Speciale ka qenë arsye edhe siç tha ai për kushtëzimin e votimit për Presidenten e Republikës së Kosovës.
Ai theksoi se LVV-ja do të vazhdojë ta mbështesë rrëzimin e vetos së Presidentes, në mënyrë që, siç tha, ta përmbyllë këtë mbështetje.
Abrashi shtoi se fazat e reja që do të iniciohen lidhur me këtë ligj përbëjnë tema të reja, të cilat do të trajtohen veçmas.