Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përleshje mes ‘Kobrës’ dhe ‘Italianit’ në Burgun e Sigurisë së Lartë

Gazeta10
12 November 2026 - 14:15

Një përleshje fizike ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë mes Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra” dhe Andi Pajazitit i njohur me nofkën “Italiani”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se incidenti ka ndodhur më 7 nëntor.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se më 07.11.2026, në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka ndodhur një incident në mes të dy të dënuarve.  Pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde që zbatohen në raste të tilla. Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Hoxha është në vuajtje të dënimit me burgim lidhur me akuzën për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në lokalin “Kobra City” më 3 janar 2023, për të cilën është dënuar me 24 vjet burgim.

Kurse Pajaziti, më 31 janar 2025 ishte liruar nga akuza për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore për rastin në lokalin “Bon Vivant”, kurse ishte dënuar me dy vite burgim për armëmbajtje pa leje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.