Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jashari: Protesta në KEK erdhi pas mungesës së përgjigjes ndaj dy kërkesave tona

Gazeta10
12 November 2026 - 19:12

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka deklaruar se protesta e sotme e punëtorëve erdhi si pasojë e mungesës së përgjigjes ndaj dy kërkesave të dërguara te menaxhmenti dhe bordi i KEK-ut.

I ftuar në emisionin “Gazeta”, Jashari tha se kërkesat kryesore të punëtorëve janë rritja e pagave, nivelizimi i tyre dhe pagesa e pagës së 13-të.

Ai theksoi se punëtorët e disa sektorëve të KEK-ut punojnë në kushte të rënda, në tri ndërrime, pa ndërprerje, por nuk po shpërblehen në mënyrë të drejtë për punën dhe sakrificën e tyre.

“Protesta e sotme erdhi si pasojë e dy kërkesave të dërguara te menaxhmenti dhe bordi i KEK-ut: ngritja e pagave, nivelizimi i tyre dhe paga e 13-të. Ne e dimë që puntorët e KEK-ut kanë sakrifikuar dhe kanë punuar në tri ndërrime, në borë e shi, pa ndërprerë, e disa edhe me ditë të tëra. Këtyre nuk u ndahet paga e 13-të”, deklaroi Jashari.

Ai kujtoi se edhe vitin e kaluar kishin pasur kërkesa të njëjta, ndërsa punëtorët kishin marrë vetëm një bonus simbolik.

“E kemi mirëkuptuar bordin, por 52 euro për KEK nga 110 euro sa kanë marrë të tjerët, punëtorëve u kanë mbetur në hak. Nuk është pagë e kënaqshme”, u shpreh ai.

Jashari shtoi se është e papranueshme që punëtorët e sigurisë fizike në KEK, të cilët kujdesen për sigurinë e një korporate që shteti e konsideron infrastrukturë kritike, të paguhen me paga që nuk ua sigurojnë dinjitetin.

“Në KEK kemi pagë 550 euro në sigurinë fizike, ku bëhet siguria e një korporate që shteti e quan infrastrukturë kritike. Të mos kemi paga dinjitoze është e papranueshme”, tha Jashari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.