Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ismaili Vitisë: Po promovon njerëz që po vjedhin brenda SHSKUK-së, kam fakte

Gazeta10
13 November 2026 - 12:49

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Uran Ismaili, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me promovimin e personave që, sipas tij, nuk janë profesionalisht të përgatitur për pozitat që mbajnë në sistemin shëndetësor.

Gjatë seancës së Kuvendit, Ismaili ka deklaruar se Vitia po promovon persona joprofesionistë, të cilët po e  vjedhin sistemin shëndetësor në SHSKUK.

Ai ka thënë se për këto pretendime posedon fakte dhe është i gatshëm t’i paraqesë ato në çdo kohë.

“I kam faktet, që mund t’i paraqes në çdo kohë”, ka deklaruar Ismaili, duke iu drejtuar ministrit Vitia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.