Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zhvillime të jashtëzakonshme në SHBA, urdhërohet ndërprerja e gjitha fluturimeve nga aeroportet amerikane

Gazeta10
13 November 2026 - 23:24

Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FAA) ka urdhëruar ndalimin në nivel kombëtar të nisjes së fluturimeve nga aeroportet amerikane, pas një problemi në sistemin e komunikimit që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror.

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka thënë se FAA-ja po heton se çka ka ndodhur.

“Teknikët e FAA-së po hetojnë problemin. Do të ofrojmë përditësime të menjëhershme sapo t’i kemi”, ka thënë Duffy.

Sipas faqes së përcjelljes së fluturimeve FlightRadar24, rreth 3,100 aeroplanë janë në ajër në drejtim të aeroporteve amerikane. Aeroplanët që janë në ajër mund të aterrojnë.

Një ndalim i këtij lloji është jashtëzakonisht i rrallë. Herën e fundit që FAA-ja ndaloi të gjitha fluturimet ishte në janar të vitit 2023, kur pezulloi sistemin e Njoftimeve për Aviatorët (NOTAM). Rasti i mëparshëm kishte ndodhur pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.