
Në profilin zyrtar të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është rikthyer një postim i publikuar më 14 nëntor 2019, përmes të cilit ai kishte shprehur mbështetjen për Kombëtaren e Kosovës.
Postimi ishte bërë pas humbjes së Kosovës me rezultat 2:1 ndaj Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Rikthimi i këtij postimi vjen pas ndeshjes së sotme të Kosovës ndaj Izraelit.
“Në humbje dhe fitore, me ose pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë! HTH”, thuhej në mesazhin e Thaçit.
Postimi është publikuar sërish në profilin e tij zyrtar, i cili menaxhohet nga ekipi i tij mediatik, pasi ish-presidenti ndodhet në Hagë.