
I themeluar në vitin 2004, Klubi i Hendbollit për Vajza Istogu ka ndërtuar një histori të rëndësishme suksesi duke fituar 23 trofe në 23 sezone, përkundër kushteve të vështira në të cilat ka funksionuar ndër vite.
Megjithatë situata aktuale nuk është e lehtë, pasi krahas mungesës së infrastrukturës së përshtatshme sportive, klubi po përballet edhe me probleme financiare, të cilat sipas drejtuesve po e vështirësojnë zhvillimin dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare.
Trajneri i KHF Istogu, Faruk Shala, në një prononcim për KosovaPress, ka vlerësuar ecurinë e skuadrës në kampionatin vendor, ku pas katër xhirove ka regjistruar po aq fitore.
fitore.
“Kemi pasur një ecuri të mirë, kemi zhvilluar katër xhiro, kemi katër fitore. Kjo është një ecuri e mirë për neve, përkundër disa vështirësive me të cilat jemi ballafaquar në këtë fillim vit. Do të thotë, në kampionatin e Kosovës kemi bilanc 100%, dhe kjo na gëzon dhe na motivon për sukses, për rezultatet e mëtutjeshme. Kemi pasur mundësi ndoshta edhe më shumë gjatë ndeshjeve të Kupës së Evropës, por që, për shkak që nuk kemi pasur ambicie të kualifikohemi më lart, marrë parasysh koston e lartë që po na kushton, po na kushton ndeshja ndërkombëtare, dhe do të thotë, qysh në rundin e parë jemi diskualifikuar, sido që të jetë, mundem me thënë që është një vit i suksesshëm dhe i mirë për klubin e hendbollit Istogu”, ka thënë Shala.
Problemet kryesore, sipas tij, mbeten infrastruktura sportive dhe mbështetja financiare.
Vështirësitë infrastrukturore i konfirmon edhe hendbollistja e klubit, Pranvera Ferataj.
Një tjetër shqetësim tjetër për klubin është edhe ndryshimi i rregullores për subvencionimin e klubeve sportive në Komunën e Istogut. Trajneri Shala ka shprehur pakënaqësi lidhur me këtë ndryshim.
Pavarësisht këtyre vështirësive, në klub atmosfera vazhdon të jetë pozitive dhe synimet mbeten të larta.
ubi më i mirë në Kosovë dhe dhjetë vjet pjesëmarrje në garat evropiane, KHF Istogu ka arritur të renditet edhe në mesin e 50 skuadrave më të mira në Evropë.