
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është raportuar se një grua është dhunuar në Skenderaj, raporton Gazeta10.
Pas raportimit të rastit në Polici, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore.
“Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.”, thuhet në raportin e PK-së.
Në media është duke u raportuar se viktima ka qenë 71-vjeçare, mirëpo këtë informacion ende nuk e kanë konfirmuar policia./Gazeta10