
Shqipëria ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve.
Golin për kuqezinjtë e ka realizuar sulmuesi Rey Manaj, duke i afruar edhe më shumë me objektivin për sigurimin e vendit të parë dhe promovimin direkt në Ligën B.
Shqipëria po tregohet skuadër më kërkuese në këtë përballje. Deri në minutën e 31-të, kuqezinjtë kanë regjistruar 66 për qind të posedimit të topit, pesë goditje drejt portës dhe një rast të madh shënimi, kundrejt dy goditjeve të Bjellorusisë.
Me këtë rezultat, Shqipëria është në rrugë të mirë për ta siguruar promovimin në Ligën B.