Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident trafiku në Mal të Zi, 47-vjeçari nga Kosova humb jetën

Gazeta10
15 November 2026 - 19:10

Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Rožaje–Berane, në Mal të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi malazez “Vijesti”, duke iu referuar burimeve nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Sipas raportimit, viktima është identifikuar me inicialet E.M., ndërsa aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh qytetet Rožaje dhe Berane.

Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë segment rrugor është rikthyer në normalitet.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.