Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

Gazeta10
16 November 2026 - 8:56

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe me pretendime territoriale ndaj Kosovës, në një aktivitet të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Tahiri ka thënë se ky është një gabim i madh i BE-së, e cila duhet të kërkojë falje, ndërsa në Prishtinë duhet dorëheqje.

“Kur e kuptojnë se ke ardhur në pushtet me premtime e mashtrime, se je fleksibil dhe lëshon pe ku mundesh e ku s’mundesh, s’ke pse të çuditesh që edhe këngët t’i zgjedhin e t’i lëshojnë në Bruksel, ashtu siç janë kompozu e dakordu në Beograd! Gabim i madh i BE-së, duhet kërkim falje e në Prishtinë dorëheqje”, ka thënë Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.