
Veterani dhe analisti Dardan Krasniqi duke komentuar për skandalin e këngës nacionaliste kundër Kosovës në Forumin e Zgjerimit të BE-së, ka deklaruar se ajo ka qenë e qëllimshme dhe si e tillë një “dush i ftohtë” ndaj diplomacisë së Kosovës.
Ai komentet i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
Sipas tij, kur diplomacia e Kosovës është në gjumë, kemi edhe të tilla skandale në Bruksel, ngase Kosova si shtet i ka përkeqësuar raportet edhe me BE-në.
“Një goditje e rëndë për vetë shtetësinë e Kosovës dhe për vetë aleatët tanë, por përtej kësaj shteti nuk izolohet brenda natës, ngase shtetin e Kosovës e ka përcjellur që 6 vite një arrogancë e madhe e këtij pushteti i cili ka prishur të gjitha aleancat me të gjithë aleatët, qoftë me BE-në, qoftë edhe partneritetin me SHBA-në, por edhe mes skenës politike, gjithkah kah janë shqiptarët”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10