Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kriza energjetike, Rizvanolli legjislacioni në fuqi është në proces të rishikimit

Gazeta10
09 November 2022 - 11:15

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se do të ketë një rishikim të ligjit aktual, raporton Gazeta10.

Rizvanolli ka thënë se i gjithë legjislacioni i energjisë është në proces të rishikimit.

Tutje, ajo ka thënë se ndryshimet po bëhet për shkak të krizës së energjisë si dhe mangësive që janë identifikuar në ligjin ekzistues.

“Një sqarim të shkurtër. I gjithë legjislacioni i energjisë është në proces të rishikimit për këtë do të sjellim një koncept deri në fund të vitit, ndërsa ligji do të rishikohet plotësisht vitin që vjen. Mirëpo për shkak të krizës energjitike dhe disa mangësive që i kemi identifikuar në ligjin ekzistues na duhet që të bëjmë disa ndyrshime me procedurë të shpejtë në ligjin ekzistues deri sa të vijë ligji i ri”, ka thënë Rizvanolli. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.