Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK e PK me ushtrim të përbashkët me ushtarë të SHBA-ve, Shqipërisë e Kroacisë

Gazeta10
17 November 2026 - 15:46

Ushtrimi shumëkombësh VALOR SHIELD 2026, i ka bashkuar Forcat e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe forcave partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia, ushtrim që është zhvilluar në të gjithë territorin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në njoftimin e secilës është shtuar se, ky ushtrim ka forcuar kapacitetet e operacioneve speciale.

‘’Me mbështetjen dhe kontributin e konsiderueshëm të Ambasadës së SHBA-së dhe Grupit të saj Ushtarak (MILGP), ky ushtrim forcoi kapacitetet e operacioneve speciale, rriti ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe përforcoi bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur institucionet e sigurisë së Kosovës dhe për të ndërtuar partneritete edhe më të forta me aleatët tanë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.