
Kreu i grupit parlamentar “Serbia fiton”, Aleksandar Vuçiq, e përfundoi fjalimin pas një ore e 37 minutash, gjatë të cilave foli kryesisht për tema të tjera dhe jo për kandidaturën e Stojan Radenoviqit për kryetar të Kuvendit.
Kur pas rreth një ore e gjysmë përmendi emrin e kandidatit, deputetët reaguan me duartrokitje. Vuçiq u përgjigj se rregullorja i lejonte të fliste pa kufizim kohor për këtë pikë të rendit të ditës.
Ai më pas vazhdoi kritikat ndaj fituesve të zgjedhjeve, përfshirë për arrestimet pas zgjedhjeve, ndonëse Lista Studentore deri sot nuk kishte marrë drejtimin e asnjë institucioni.
Kreu i grupit parlamentar të Listës Studentore, Jovo Bakiq, tha se rregullorja lejon të flitet vetëm për pikën e rendit të ditës.
Ai kritikoi kryesuesin Stojan Radenoviq se nuk e kishte paralajmëruar Aleksandar Vuçiqin për shmangien nga tema, megjithëse ia kishte kërkuar këtë.
Sipas Bakiqit, pikërisht mosrespektimi i rregullores tregon se Radenoviq nuk duhet të zgjidhet kryetar i Kuvendit./REL/