
Avokati Arbër Jashari, në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Duke sqaruar arsyen pse Thaçit nuk iu llogarit koha e kaluar në paraburgim, ndryshe nga të akuzuarit e tjerë, Jashari tha se kjo çështje ngre pikëpyetje për standardet e drejtësisë.
“Nga ajo që u pa, i bie se drejtësia po punon me dy standarde. Z. Thaçit nuk i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim, meqë gjatë kohës sa ka qenë në procedurë për këtë rast të dytë, ai ka qenë gjithashtu në paraburgim për një rast tjetër. Gjykata nuk ka dashur t’ia llogarisë kohën e kaluar në paraburgim në rastin e dytë, duke qenë se ai veçse ka qenë në paraburgim për rastin e parë. Besoj se kjo është arsyeja kryesore”, deklaroi Jashari.
Ai theksoi se mbrojtja e Thaçit ka përpara edhe një betejë tjetër ligjore, në mënyrë që t’i njihet dhe t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim për të dyja rastet.
“Për të dy rastet e Thaçit, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit”, shtoi Jashari.