Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer

Gazeta10
17 November 2026 - 17:03

Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e sotme mes të dyjave vendeve në futboll, duke e vlerësuar këtë si ‘’moment historik në sport’’.

Ambasadori ka theksuar se kjo do të jetë hera e parë që Irlanda pret në Dublin, Kosovën.

‘’Një moment historik në sport, teksa Irlanda mirëpret për herë të parë në Dublin futbollistët e Kosovës dhe tifozët e saj të mrekullueshëm.

Presim një ndeshje të shkëlqyer dhe, pavarësisht rezultatit, një thellim të mëtejshëm të miqësisë ndërmjet dy vendeve tona’’, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.