
Veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka deklaruar në emisionin “Gazeta” në Kanal10 se pret që Projektligji për Gjykatën Speciale të miratohet në Kuvendin e Kosovës me votat e nevojshme.
Ai paralajmëroi protesta në rast se ndonjëra nga partitë politike ndryshon qëndrimin dhe nuk e mbështet këtë projektligj.
“Ne presim që ky ligj të kalojë në Kuvend me votat e mjaftueshme, sepse edhe kur kaloi herën e parë, i mori votat e pozitës dhe opozitës. Nëse dikush e ndryshon qëndrimin, do të ketë protesta. Për neve është me rëndësi që ky ligj të kalojë dhe, nëse partia në pushtet apo kushdo tjetër nuk e voton, normalisht do të ketë protesta”, deklaroi Qeriqi.