Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kolumnisti i “The Guardian” paraljmëron për takimin Trump-Putin-Jinping: Rend i ri global ku s’ka vend për Evropën

Gazeta10
18 November 2026 - 16:15

Kolumnisti britanik i “The Guardian”Rafael Behr ka shkruar sot rreth takimit të Donald Trump, Vladimir Putin e Xi Jiping. Ai vlerëson se afrimi i tre liderëve dhe përjashtimi i demokracive evropiane nga tryeza e vendimmarrjes globale përbëjnë një sfidë serioze për të ardhmen e Evropës.

Ai argumenton se kontinenti duhet të bashkojë forcat për të rritur ndikimin, sigurinë dhe autonominë strategjike.

Në një botë gjithnjë e më shumë të ndarë në blloqe të mëdha të fuqisë, presidentët e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i Kinës, Xi Jinping, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë një vizion të përbashkët për rendin global, në të cilin Evropa rrezikon të mbetet jashtë vendimmarrjes.

Kështu vlerëson kolumnisti i gazetës britanike “The Guardian”, Rafael Behr, në një opinion të publikuar të mërkurën, duke analizuar rëndësinë e takimit trepalësh mes Trumpit, Xisë dhe Putinit, që pritet të mbahet në Shenzhen të Kinës.

Sipas Behr, takimi u ofron Putinit mundësinë që Rusinë ta paraqesë si fuqi të barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, pavarësisht nëse nga ky takim do të dalin marrëveshje konkrete.

Ai thekson se për presidentin rus, kjo ka rëndësi të veçantë, pasi një nga synimet e tij politike ka qenë rikthimi i Rusisë në statusin e një superfuqie, pas humbjes së këtij pozicioni me përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.