Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Deri në kthimin e tyre të lirë në atdhe”, – Çitaku reagon pas takimit të grupit punues me Presidenten

Gazeta10
18 November 2026 - 15:44

Grupi punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e apelit në Hagë u takua sot me presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një postim pas takimit, tha se e ka falënderuar Presidenten për mbështetjen e parezervë dhe gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjen e përbashkët për mbrojtjen e çlirimtarëve.

“Tani është koha që unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me veprime dhe mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel”, shkroi Çitaku.

Ajo riafirmoi përkushtimin për të qëndruar pranë çlirimtarëve në betejën për drejtësi dhe për ta mbrojtur me vendosmëri të vërtetën për luftën e drejtë të UÇK-së.

“Deri në kthimin e tyre të lirë në atdhe!”, përfundoi Çitaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.