Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Koordinim ndërinstitucional për mbrojtjen e së vërtetës për UÇK-në’ – Presidentja pret Grupin Punues për Apelin

Gazeta10
18 November 2026 - 14:50

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se në këtë takim, Kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës.

Gjithashtu u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit.

“Presidentja Shiroka Pula, shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, theksohet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.