
Disa qytetarë janë mbledhur para shtëpisë së Jakup Krasniqit në Prishtinë. Në mesin e tyre është edhe Çlirim Haziri nga Iniciativa “Jo në emrin tim”.
“Erdhëm për ta parë bacën Jakup. Kemi dëshirë ta shohim heroin tonë, i cili na përfaqëson me dinjitet në Dhomat e Specializuara. Është emocion edhe për ne, sikurse për familjen. Ne nuk duam t’ia prishim këtë vizitë”, tha ai para gazetarëve.