
Shefi i Kabinetit të Ministres Haxhiu, Genc Nimoni ka reaguar pas pretendimeve nga mediat serbe që vizita e ministres për në SHBA është anuluar, raporton Gazeta10.
Ai i ka hedhur poshtë këtë pretendim dhe ka thënë që ky është lajm tendencioz.
Sipas tij me ftesë të autoriteteve Amerikane në muajin dhjetor ministrja Haxhiu do të udhëtojë për në SHBA.
Po ashtu në këtë vizitë, Ministrja Haxhiu do të jetë edhe pjesë e konferencës globale anti-korrupsion në Washington DC./Gazeta10