Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Daut Haradinaj kritikon sponsorët dhe tërheqësit e Ligjit për Specialen: Nuk po dinë çfarë kanë bërë e çfarë po bëjnë

Gazeta10
19 November 2026 - 13:40

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka kritikuar si sponsorët e këtij ligji, ashtu edhe ata që po kërkojnë tërheqjen e tij, duke shprehur dyshime për veprimet dhe qëndrimet e tyre.

Në reagimin e tij, Haradinaj ka shkruar:

“Duket hapur që sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe po ashtu tërheqësit e këtij ligji, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë. Qofsha gabim unë.”

Reagimi i tij vjen në kohën kur Ligji për Gjykatën Speciale dhe procedurat për rishqyrtimin e tij po diskutohen në Kuvendin e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.