
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, do të mbajë sot konferencë për media.
Sipas njoftimit të PDK-së, konferenca do të mbahet më 19 nëntor, duke filluar nga ora 14:30, në zyrat e Grupit Parlamentar të kësaj partie, në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Deri më tani, në njoftimin për media nuk janë bërë të ditura temat për të cilat do të flasë Çitaku.