Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

KMDLNj: Gucati në gjendje jo të mirë shëndetësore

Gazeta10
09 November 2022 - 14:38

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Gazeta10.

Nga KMDLNj kanë thënë se për këtë janë njoftuar nga familja e Gucatit pasi që nuk iu është lejuar të vizitojnë atë.  

“Mbrëmë , nga familjarë të Hysni Gucatit KMDLNj është informuar se gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit nuk është e mirë dhe se përkeqësimi është pasojë e një intervenimi kirurgjik të komplikuar pas të cilit ishte edhe një intervenim tjetër kirurgjik që zgjati tre orë. Ndërsa , dje më datë 8 nëntor 2022 ishte një intervenim më i vogël për shkakun se gjendja shëndetësore nuk po i përmirësohet , ka temperaturë deri më 40 gradë dhe se ka infektim e që nuk po dihet shkaku.”, thuhet në komunikatën e tyre.

Në rastin e Hysni Gucatit KMDLNj, vlerëson se ka shkelja flagrante të të drejtave të njeriut përkatësisht mosdhënia e shërbimeve shëndetësore me kohë sikur që edhe mosdhënia e mundësive e trajtimit mjekësor jashtë qendrës ku mbahet tani.

Në komunikatën e tyre KMDLNj, thekson edhe faktin se përveç se nuk i kanë lejuar vizitat e familjes, atyre iu është ndaluar edhe qasja në dosjen shëndetësore të tij të cilën familja e ka kërkuar për të parë diagnozën e sëmundjes.

Gjykata Speciale për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës ka mbi dy vite e gjysmë që mban në burg ish krerët e UÇK-së, Hysni Gucati, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqit, Nasim Haradinajt, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.