
Politologu Melazim Koci duke folur për këngën nacionaliste kundër Kosovës në Forumin e BE-së, ka deklaruar se ajo ka qenë skandaloze, dhe se besoj ka qenë e qëllimshme, dhe se ky ka qenë mesazh jo i BE-së, por i vetë Marta Kos, e cila është mjaft kontradiktore dhe madje vetë sllovenët e akuzojnë si bashkëpunëtore me regjimin jugosllav.
Ai këto komente i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
Por që sipas tij, e keqja ma e madhe ishte edhe heshtja e Kosovës, sikurse edhe mosftesa nga udhëheqja e shtetit të Kosovës në Forumin e BE-së.
“Marta Kos dhe qëndrimi i saj arrogant dhe reagimi i saj, nuk e kanë shfajësuar BE-në, ngase shteti i Kosovës është poshtëruar”, tha ai mes tjerash.
Sipas tij, mosnjohja e Kosovës nga 5 vende të BE-së është qëndrim armiqësor dhe se mosnjohësja e tyre është edhe qëndrim i vetë Beogradit.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10