
Disa zona të kryeqytetit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor të furnizimit me ujë, gjatë punimeve nga operatori ekonomik në zonën e “Grandit”.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, sipas së cilës, pa ujë do të mbesin Pejtoni, Dardania, Lakrishtja, Kalabria dhe një pjesë e Ulpianës, deri në drejtim të FSK-së, si dhe rrugët lidhëse dhe zonat përgjatë gypave të furnizimit në këto akse.
Në njoftimin e KRU Prishtina thuhet se ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në afatin sa më të shpejtë.
“Ju njoftojmë se, si pasojë e një defekti të shkaktuar gjatë punimeve nga OE në zonën e “Grandit”, është dëmtuar gypi kryesor i furnizimit me ujë”.