Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Adrian Çollaku: Deri në vendimin e Apelit, PDK-ja s’ka për t’u kthjelluar

Gazeta10
24 November 2026 - 21:53

Gazetari dhe analisti politik, Adrian Çollaku, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka komentuar zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke u ndalur te përçarjet dhe vështirësitë me të cilat po përballet kjo parti.

Çollaku ka vlerësuar se PDK-ja po përballet me probleme në organizimin dhe konsolidimin e saj, ndërsa ka theksuar se në situatën aktuale askush nuk ka guxim të ndërmarrë hapa për ndryshime në drejtimin e partisë.

Sipas tij, kjo situatë pritet të vazhdojë deri në marrjen e vendimit nga Gjykata e Apelit, pasi vetëm pas këtij vendimi mund të ketë më shumë qartësi për zhvillimet e ardhshme brenda PDK-së.

Çollaku ka lënë të kuptohet se, deri atëherë, partia do të vazhdojë të mbetet në një situatë të paqartë politike dhe organizative.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.