
Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leotrim Syla, theksoi se këtë javë bëhen tri vite nga vrasja makabre e saj.
Duke folur në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Adresa”, Syla tha se procesi ka qenë i ngarkuar emocionalisht.
“Nëse e kujtojmë kohën e kryerjes së veprës penale, ajo është kryer më 29 nëntor 2023, që i bie se të dielën bëhen saktësisht tri vite nga kryerja e kësaj vepre makabre. Një vit pas vrasjes së Liridonës kemi dalë për herë të parë publikisht, kurse në janar është ngritur aktakuza. Që nga ngritja e aktakuzës deri te vendimi i shkallës së dytë, kur e krahasojmë me raste të tjera, nuk kemi pasur pengesa dhe procesi është kryer në afat rekord. Procesi ka qenë shumë i ngarkuar emocionalisht”, ka thënë Syla.