
Veterani i luftës dhe ish-deputeti Hisen Berisha, duke folur në emisionin “Politiko”, ka ngritur pikëpyetje lidhur me moszbardhjen e vrasjeve të pasluftës në Kosovë.
Duke folur për LDK-në dhe përgjegjësinë institucionale për zbardhjen e këtyre rasteve, Berisha ka pyetur pse partitë që kanë qenë në pushtet dhe kanë pasur mekanizmat shtetërorë në dispozicion nuk i kanë zbuluar vrasjet.
“Pse nuk i zbuluan partitë tjera? A ishin vetë këta në të gjithë mekanizmat e shtetit apo jo? Thonë me gojë se na ka vrarë SHIK-u. Pse nuk i arrestuan punëtorët e SHIK-ut? Pse nuk i bënë procedurat gjyqësore? Pse, kush ua ndaloi në pushtet?”, ka deklaruar Berisha.