
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kërkuar largimin e presidentes Justina Shiroka Pula, duke e kritikuar për kthimin e një ligji në Kuvend me kërkesë të sponsorit të tij.
Në një deklaratë në emisionin “Politiko” në Kanal10, Berisha ka thënë se në rast të dilemave kushtetuese, ligji është dashur të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese dhe jo të kthehej në Kuvend me kërkesë të sponsorit.
Sipas tij, presidentja ka bërë shkelje në ushtrimin e detyrës dhe kjo është një nga arsyet pse, siç ka thënë, duhet të hapet debati për largimin e saj.
“Janë dy situata ku kjo presidente duhet ta kthejë debatin për shkarkimin e saj, për largimin e saj. Sepse ka shkelur parimin bazë të figurës së presidentit si institucion kushtetues dhe së dyti me kthimin e ligjit”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka folur edhe për protestat e veteranëve, duke pretenduar se ata janë manipuluar gjatë debatit për ndryshimet ligjore.