Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjinali për Kurtin: Ka tendencë të personalizimit të politikës së jashtme

Gazeta10
25 November 2026 - 19:33

Komentatori politik, Ardit Gjinali, ka vlerësuar se Kosova mund të ketë mundësi për të avancuar në procesin e integrimit evropian, duke përmendur presidencën e ardhshme lituaneze të Bashkimit Evropian dhe kontekstin politik e gjeografik të këtij vendi.

Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Gjinali tha se, përveç shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, mund të ekzistojë edhe mundësia e avancimit drejt statusit të vendit kandidat.

Ai theksoi se Lituania është një shtet më i ndjeshëm ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, duke e parë këtë si një mundësi pozitive për Kosovën.

Gjinali foli edhe për përfaqësimin e Kosovës në takimet ndërkombëtare, duke vënë në dukje se këtë herë vendi po përfaqësohet nga kryeministri, ndryshe nga rastet e mëparshme kur përfaqësimi bëhej në nivel të presidentit.

Sipas tij, kjo paraqet një aspekt negativ, pasi kryeministri, ashtu si liderët e tjerë në rajon, ka tendencë ta personalizojë politikën e jashtme.

Gjinali vlerësoi se Kushtetuta e Kosovës i jep presidentit kompetenca dhe një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme, duke e konsideruar atë si një zë të rëndësishëm institucional në përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.