
13 autoambulanca të reja kanë mbërritur dhe së shpejti do të shpërndahen në komunat e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se secila prej tyre është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për mbështetjen bazike të jetës (BLS), duke mundësuar ndërhyrjen në vendngjarje dhe vazhdimësinë e kujdesit ndaj pacientit gjatë transportit drejt spitalit, transmeton IndeksOnline.
“Forcimi dhe modernizimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat tona është jetik për reagim të shpejtë dhe shërbime cilësore shëndetësore. Me pajisje moderne dhe kapacitete të shtuara, synojmë shërbime emergjente më të shpejta, më të sigurta dhe më cilësore për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.