Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha: Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës nuk garanton stabilitet, kriza e vërtetë nis pas saj

Gazeta10
25 November 2026 - 20:43

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka deklaruar se zgjedhja e Justina Shiroka Pulës në pozitën e presidentes ishte e domosdoshme për të shmangur një krizë të thellë institucionale, por sipas tij, kjo nuk garanton stabilitet politik në vend.

Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal10, Berisha ka thënë se qëndrimi i tij dhe i PDK-së ka qenë që Kosova duhej ta zgjidhte presidentin për të shmangur bllokadën institucionale.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se Shiroka Pula nuk ishte kandidatja e vetme për këtë pozitë, duke pretenduar se kishte edhe personalitete të tjera që do të përfaqësonin më denjësisht këtë post.

Ai ka theksuar se zgjedhja e presidentes nuk ishte rezultat i një kompromisi të mirëfilltë politik, duke paralajmëruar se kriza institucionale mund të mos jetë shmangur përfundimisht, por vetëm të jetë shtyrë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.