
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, mohon të ketë ndodhur incidenti i sotëm në Kuvendin Komunal.
Ai tha se pretendimet për gjoja rrahje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës janë plotësisht të pavërteta, për çka, sipas tij, ekzistojnë dëshmi me video-incizime.
“Konflikti verbal fillimisht u nxit nga dy asambleistet e PDK-së, në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.
Reagimi erdhi pasi drejtori Asllani rikujtoi keqpërdorimet e bëra gjatë qeverisjes së kaluar, për çka edhe ishte arrestuar ish-drejtori i PDK-së.
Ne nuk ndalemi. Qeverisja jonë nuk shantatozhohet, as me kërcënime me grushta, as me ndonjë kërcënim tjetër”, shkroi Peci.