Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-shefi i kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi merr pozitë të re udhëheqëse

Gazeta10
23 November 2026 - 20:11

Qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhje elektronike.

Ndër vendime është emërimi i Luan Dalipit në postin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte.

Qeveria miratoi kërkesën për dhënien me qira të hapësirave dhe zyrave që gjenden në kuadër të Terminalit Doganor në Han të Elezit.

“Këto hapësira, të cilat ndodhen në parcelën kadastrale në Han të Elezit, do të jepen me qira për një periudhë prej 36 muajsh, sipas kërkesës së Doganës së Kosovës . Në këtë mbledhje është miratuar edhe Raporti për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit Nr. 08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë”.

U miratua në parim nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, që synon shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar ndërmjet dy shteteve.

Qeveria po ashtu miratoi edhe kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për tjetërsimin dhe shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit në këtë ministri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.