
Presidentja e Kosovës, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të vizitojë sot FSK-në.
Vizita është paraparë të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Në njoftimin për vizitën nuk janë dhënë hollësi të tjera rreth agjendës së presidentes.