Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS, socialistët votojnë pro largimit

Gazeta10
24 November 2026 - 11:53

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar sot pro kërkesës për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga strukturat drejtuese të partisë.

Mësohet se gjatë votimit, deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë abstenuar. Kujtojmë se Spiropali u përjashtua nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së pas Asamblesë së mbajtur në Gjirin e Lalzit.

Vendimi vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku deputetja ka kërkuar ndryshim të modelit të drejtimit.

Ndërkohë vetë Spiropali nuk ka qenë prezente në mbledhje./TCh

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.