Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama pret në një takim familjen e diplomatit amerikan Frank G. Wisner

Gazeta10
24 November 2026 - 11:10

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në një takim familjen e diplomatit amerikan Frank G. Wisner, ish-emisar i SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës.

Gjatë këtij takimi është vlerësuar kontributi i Wisnerit në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës dhe mbështetja e tij për pavarësinë e vendit.

Ndërkaq Kuvendi Komunal i Prishtinës me fillim nga ora 10:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për emërtimin e rrugës “Frank G. Wisner”.

Kurse, në orën 11:00 kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me familjen e Frank G. Wisnerit, do të shpalosin pllakën me emrin e rrugës në Prishtinë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.